PZAP publikon vendimin për njërën nga ankesat
26 Janar 2021
Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka marrë vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike pas moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
PZAP ka publikuar një nga vendimet për ankesat e dorëzuar pas mos certifikimit të subjekteve politike nga KQZ-ja.
Në vendimin e PZAP për Partinë e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), thuhet se ka refuzuar pjesërisht apelet e kësaj partie. Në vendimin e PZAP thuhet se certifikohet lista e kandidatëve për deputet të këtij subjekti me përjashtim të kandidatit Ferat Dogani. Po ashtu në vendim thuhet se ky kandidat nuk mund të zëvendësohet me kandidat të tjerë./21Media