Vendimi i PZAP-së lë jashtë listës së kandidatëve për deputetë Albin Kurtin

 

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti sipas vendimit të Panelit Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave ka mbetur jashtë listës zgjedhore. Jashtë kësaj listës së kandidatëve për deputetë ka mbetur edhe Albulena

Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi.

Në vendimin e PZAP-së thuhet se lista e këtij subjekti politik certifikohet me përjashtim të emrave të lartcekur dhe po ashtu sipas këtij vendimi, këta kandidatë nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankesa në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve./21Media

Back to top button