PZAP vendos për ankesat e subjekteve politike

 

Sot do të merret vendimi lidhur me ankesat e subjekteve politike, të cilat nuk u certifikuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Vendimi për ankesat e subjekteve politike për mocertfikimin e listave me kandidatët për deputetët do të publikohet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në faqen zyrtare.

“Përmes këtij njoftimi informojmë të gjitha mediat e Republikës së Kosovës e me gjerë se, PZAP-i përmes Faqes zyrtare dhe facebook të tij zyrtar, do të ju informoj në afatin më të shpejtë të mundshëm për vendimet që do ti marrë lidhur me Apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit te KQZ-së, për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve. Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren deri nesër me date 26 janar 2021”, u tha në njoftimin e së hënës të PZAP-së.

Kujtojmë që, në mbledhjen e fundit KQZ nuk ka certifikuar listën e kandidatëve deputetë të Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

Back to top button