Qalaj bën thirrje që tre zyrtarët policor të hiqen nga lista e INTERPOL-it

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka bërë thirrje që të hiqen nga lista e INTERPOL-it, tre zyrtarët e njësive elite.
Ai tha se të njëjtit në vitin 2019 kishin përdorur forcën e nevojshme për të arrestuar zyrtarin rus të UNMIK-ut.
Në seancë plenare, Qalaj përmendi tre zyrtarët policorë, për të cilët kërkoi mbrojtje.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj tha se lajmi për futjen në listën e INTERPOL-it të tre policëve është shqetësues.
Ai theksoi se zyrtari rus më pas ishte shpallur non-grata nga qeveria, e cila drejtohej nga Ramush Haradinaj.