Qalaj përplaset me deputeten e LVV-së: ​Mshele

(Lajm i përditësuar)


​“Mshele”, Qalaj përplaset me deputeten e VV-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj është përplasur me deputeten e LVV-së, Mirlinda Tishukaj Sadiku. Kësaj të fundit, Qalaj i tha “mshele”, gjatë kohës kur debatohej për rezervat shtetërore.

Qalaj e ka pyetur ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për rezervat shtetërore, por për këtë ajo i tha se është sekret shtetëror dhe nuk i lejohet të flasë. Rozeta Hajdari po ashtu tha se Qalaj po shpif, për çka ka ndërhyrë edhe deputetja Mirlinda Tishukaj Sadiku.

Kësaj të fundit Qalaj iu drejtua me fjalën “mshele”, deputeti Rashit Qalaj.

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, po shqyrtohet Raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MINT për vitin 2022.


Përplasje në komision, opozita me kritika për performancën e ministres Hajdari

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike po shqyrton raportin e auditimit të performancës “Mbështetje e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme MINT/KIESA”.

Gjatë mbledhjes së komisionit, janë përplasur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadriu dhe ajo e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi. Kjo e fundit e ka lëshuar sallën teksa ka kritikuar ministren Rozeta Hajdari për performancën e saj.

Sipas saj, e njëjta nuk është as vet krenare me punën e saj dhe të gjeturat e raportit të auditimit.

Për këtë ka reaguar deputetja Tishukaj-Sadriu e cila ka thënë se Bytyqi po flet pasaktësi.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka thënë se nuk ka pasur administrim të mirëfilltë të zonave ekonomike, për çka u kanë ardhur edhe fatura për pagesa.

“Për zonat ekonomike, krahas politik-bërjes, ne kemi realizuar performancën e zonave ekonomike. Për keqardhje është konkludimi që këto zona ekonomike, nuk kanë qenë tërheqëse për investitorët. Me analizën që është bërë, kemi ardhur në konkludim që të ketë një ligj të ri për zonat ekonomike”, ka thënë ajo.

Ndërsa deputetja Mirlinda Tishukaj-Sadriu ka thënë se raporti i auditimit flet edhe për vonesa në thirrje publike.

“Ka të gjetur edhe vonesa në thirrje publike, janë analizuar nga Zyra Kombëtare ku shihet një trend për thirrje në mbështetje dhe janë bërë ne gjysmën e dytë të vitit”, ka shtuar ajo.

Back to top button