Qalaj pranon se urdhëroi ndërhyrjen e njësitit special në zyrat e VV-së

Në seancën e sotme të Kuvendit, deputeti i PDK-së, njëherësh ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se ai kishte urdhëruar ndërhyrjen e njësitit special në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, vite më parë.
Qalaj ka thënë se nuk është pishman dhe se ka vepruar ligjshëm.

“Jam shumë krenar që kam zbatuar urdhrat e ligjshëm të drejtësisë së Kosovës. Po, është e vërtetë se unë kam urdhëruar, nuk jam pishman asnjë sekondë të vetme. Do të veproja edhe sot njëjtë, pa asnjë dyshim. Jam krenar që jam edhe anëtar i PDK-së, shumë krenar”, ka thënë ai./21Media
Back to top button