Qarkullonin me armë zjarri, arrestohen dy persona

Dy persona u arrestuan në Tiranë, sepse po qarkullonin me dy armë zjarri, pistoleta në automjet. Policia sot informoi se u arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 36 vjeç dhe A. B., 42 vjeç.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethit të Selitës, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selita”. Në afërsi të rrethit të Selitës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. H. dhe pasagjer shtetasin A. B.”, informoi Policia.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dy armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare./21Media

Back to top button