Qe nga nata festive mbi 800 persona kërkuan ndihmë në emergjencë

 

Mbi 800 persona kërkuan ndihmë në Klinikën Emergjente qe nga nata festive, si shkak i lëndimeve trupore nga aksidentet në komunikacion, përdorimi i mjeteve piroteknike dhe “plumbave qorr”.

Drejtor i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani në një intervistë në programine mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21, tha se 70 prej tyre janë të aksidentuar në komunikacion, 28 si pasojë e përdorimit të mjetëve piroteknike në mënyrë të pakontrolluar, 3 me armë zjarri dhe një me goditje me mjete të ftohta.

Ai tha se bilanci i këtyre ngjarjeve flet për dy të hospitalizuar si pasojë e plumbave qorr, ndërsa sa i përket mjeteve piroteknike, janë ato të cilat kanë shkaktuar lëndime në gjymtyrë./21Media

Back to top button