Qehaja: Nxënësit nuk guxohet të shfrytëzohen si mjet sindikal
Rinor Qehaja, drejtor i Institutit EdGuard, thotë se situata në arsim në Kosovë është e keqe.
“Është kthyer në një të keqe të madhe, të akumuluar ndër vite që këtë vit mësimor na shtyu për tri javë dhe rrezikon të shtyhet tutje për javë apo muaj të tërë, nëse nuk ka një reflektim racional nga ana e sindikatave dhe institucioneve”, tha ai, duke shtuar se ky është viti i katërt që procesi mësimor nuk fillon me kohë në Kosovë.
Në Bon Bon të RTV21, Qehaja theksoi se mos prezenca në shkolla do të ketë një impakt të madh e të riparueshëm te nxënësit.
Sipas tij, mësimi duhet të fillojë menjëherë, e pas saj edhe dialogu social.
Qehaja tha tutje se nxënësit nuk guxohet të shfrytëzohen si mjet sindikal.
“Nuk mund të penalizosh mbi 300 mijë nxënës dhe t’ua cenosh një të drejtë kushtetuese për një kërkesë sindikale, që në këtë rast është kthyer në 30 apo 50 euro kërkesë, por edhe dëmi që shkon përtej kësaj, pasi kjo mos prezencë do të na kthehet si impakt socio-ekonomik për vendin në të ardhmen po ashtu”, u shpreh ai./21Media