Qelaj: Nuk më lejuan ta takoj Salih Mustafën

Naim Qelaj, Avokat i Popullit së fundmi ka folur dhe për proceset gjyqësore që po mbahen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ai tha se ka ngritur shqetësimin në lidhje me kushtet që Salih Mustafa, tashme i dënuar më 26 vite burgim për krime lufte, është mbajtur në burg.
“Të zotri Mustafa ne kemi ngritur një shqetësim, që lidhet me kushtet që është mbajt në burg. Kufizimet që janë vendosur brenda burgut, kemi kërkuar sqarime edhe nga gjykata, Kryetarja e Dhomave të Specializuara edhe nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara. Nuk kemi përgjigje. Fakti që atij iu është kufizu për një periudhe shumë të gjatë kontakti me personat tjerë, për neve ka qenë shqetësim”, tha ai.
Qelaj tha se kontaktet e Mustafës me familje ishin zhvilluar në rrethanat të papërshtatshme që nuk i përmbushin standardët në të cilat duhet të trajtohet një i burgosur.
“Veç kësaj shqetësim tjetër ka qenë fakti që as mua si Avokat i Popullit nuk ka kane leju me e taku t’u u thirre të një venim i gjykatës i cili nuk është publik dhe për mua ka qenë pak shqetësuese edhe befasuese në të njëjtën kohe për arsye se vendimet me të cilat preken të drejtat e garantume të njeriut nuk mund të jenë konfidenciale, përtej asaj që paraqet cenim dhe rrezik për siguri ose të rrethanave kur e dëmton vet të akuzuarin ose persona që janë të involvuar në proces, përndryshe parimi i publicitetit është një prej parimeve që e dominon në sistemin tonë të drejtësisë dhe për mu ka qenë e palogjikshme edhe pa arsyeshme mu ta fsheh një vendim i cili një personi që e ka të kufizuar lirinë edhe brenda atij kufizimi vendosen kufizime për një afat aq të gjatë”, ka shtuar tutje Qelaj./BetimipërDrejtësi

Back to top button