Qëllohet për vdekje një oficer në stacionin e policisë

 

Një oficer policie është qëlluar për vdekje në Stacionin Policor “Croydon” në Londër.

Oficeri u qëllua nga një burrë i cili ishte ndaluar në qendrën e kujdestarisë në Windmill Lane, transmeton rtv21.tv.

Ai u trajtua në vendin e ngjarjes pas incidentit në orën 02:15. Ai më vonë vdiq në spital nga plagët e marra me armë zjarri.

Një 23-vjeçar u ndalua nga oficerët në vendngjarje. Ai gjithashtu u dërgua në spital pasi që ishte plagosur dhe mbetet në gjendje kritike

“Asnjë armë zjarri policie nuk u shkarkua gjatë incidentit”, tha Policia./21Media

Back to top button