Rithemelohet Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm

 

Në Kuvendin e Kosovës është rithemeluar Këshilli për Zhvillim që Qëndrueshëm, kjo është bërë në bashkëpunim në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Zyrës Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se është e pamundur që vendi t’i tejkalojë problemet pa bashkëpunimin.

Osmani tutje ka thënë se përmes rithemelimi të Këshillit të SDG në Kuvendin e Kosovës po bëhen më të zëshëm në zbatimin e objektivave që janë të rëndësishme për të tashmen e sigurt por edhe për të ardhmen.

“Të gjithë duam barazi gjinore, ujë dhe rrymë 24 orë dhe një jetë më të mirë pa dallim e të gjitha këto i ngërthen në vete agjenda e vitit 2030. Në Kuvendin e Kosovës e kemi kuptuar rëndësinë e kësaj agjendë prandaj e kemi miratuar rezolutën e objektivave për qëndrim të qëndrueshëm. Sot në këtë kohë kur po ballafaqoheni me pandeminë dhe e kemi të qartë më shumë se kurrë avancimin e agjendës, dhe duke garantuar një përfshirje të të gjitha palëve ne kemi vendosur që në këtë ditë të flasim akoma më zëshëm. Sot kur problemet i kemi të përbashkëta është e pamundur të përballemi me to pa bashkëpunim me partneritet dhe aleanca. Ne nuk mund të lejojmë që koncepti i zhvillimit të vendit tonë të jetë një qasje klasike”, ka thënë Osmani.

Albena Reshitaj e cila sot ka marr rolin e kryesuese së Këshillit të Qëndrueshëm në kuadër të Kuvendit, ka thënë se objektivat e këtij këshilli do i çojë përpara.

“Jam e gëzuar që jemi së bashku këtu për të dhënë një mesazh për një botë më të sigurt dhe një jetë më të shëndetshëm. Kuvendi ka marr përsipër objektivat në vitin 2018 por për shkak të problemeve në skenën politike jemi këtu ku jemi. Zhdukja e varfërisë barazie gjinore mirëqenia, do të jenë sfidë e vazhdueshme e shteteve të botës e sidomos për Kosovën”, tha ajo.

Koordinator e zhvillimore e Agjencive të OKB-së Ulrika Richardaon ka thënë se rithemelimi i Këshillit do sjellin përparime në barazi gjinore e shumë aspekte të tjera.

Back to top button