Qëllohet për vdekje reperi i njohur në moshën 33 vjeçare

Ka vdekur në moshën 33 vjeçare, pasi u qëllua me armë zjarri reperi i njohur amerikan Slim 400.
Ylli i muzikës, emri i vërtetë i të cilit është Vincent Cohran, u qëllua në Inglewood, California të mëkurën në mbrëmje, kanë bërë të ditur mediat lokale.
Slim u lind në Gjermani, më pas shkoi për të jetuar në California kur ishte fëmijë.
Në vitin 2019 ishte sulmuar dhe ishte qëlluar dhjetë herë, gjersa po shkonte të takonte familjan e tij në Compton.
Një muaj pasi ishte qëlluar, pas trajtimit që mori, në një intervistë në radio foli për “eksperiencën” e tmerrshme që përjetoi ditën e incidentit.
“Kur është e shkruar të jesh këtu dhe kur Zoti ka një plan për ty, s’ka asgjë që të ndalon”, kishte thënë aso kohe Slim.
Familjar, miq e kolegë të artistit u shprehën të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Slim në moshë shumë të re./21Media

Back to top button