Nis Samiti për Demokraci në SHBA

Ka nisur Samiti për Demokraci në SHBA në të cilin po marrin pjesë 110 shtete nga mbarë bota.
Pjesë e këtij Samiti është edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në fjalën e saj do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.
Në këtë Samit do të marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ata nga sektori privat, ndërkaq është paraparë të diskutohet për: forcimin e qëndrueshmërisë demokratike, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë dhe mbrojtjen kundër autoritarizmit, mbrojtjen e institucioneve demokratike, kundërshtimin e autoritarizmit digjital dhe afirmimin e vlerave demokratike.
Samitin për Demokraci mund ta ndiqni në këtë link./21Media

Back to top button