Qeni ia zbuloi 100 kilogramë drogë në garazh, arrestohet shqiptari në Itali

Autoritetet italiane të Guardia di Finanza së Pizës, kanë vënë nën arrest me burg një shtetas shqiptar me banim në komunën Santa Croce sull’Arno.
Në garazhin e banesës së tij u gjetën të fshehura 100 kg drogë, prej të cilave 77 kg hashash, 25 kg marijuanë e 7 gramë kokainë.
Identifikimi i garazhit me lëndë narkotike, erdhi pas një kontrolli territorial të patrullës së financës në parkun kryesor të qytezës Santa Croce sull’Arno.
Nuhatja e qenit antidrogë “Delphy” orientoi financierët në portën e një garazhi pozicionuar aty pranë.
Inspektimi i tij solli gjetjen e 100 kg drogë e identifikimin e pronarit shqiptar i cili ka precedent penal për trafik lëndësh narkotike.
Shqiptari u vu nën masën e arrestit me burg e është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Larmia e tipeve të drogës së kapur, sjell dyshimin e fortë se shqiptari është pjesë e një rrjeti që kontrollon trafikun e drogës në këtë territor./oranews

Back to top button