Qentë endacak problem shqetësues

 

Komuna e Prishtinës thotë se problemi me qentë endacakë mbetët shqetësuese, këtu marrë parasysh edhe rrezikun e vazhdueshëm që iu kanoset qytetarëve çdo ditë.

Nga komuna thonë se për zgjidhjen e këtij problemi është ardhja e qenve nga vendet tjera si dhe nëpërmjet komunikatës për media theksohet se çështja e qenve endacak duhet të trajtohet në nivel kombëtar meqë komunat nuk kanë mundësi të përballen vetë me këtë sfidë.

“Problemi me qentë endacak mbetet shqetësues për Komunën e Prishtinës, marre parasysh rrezikun e vazhdueshëm qe iu kanoset qytetareve çdo dite. Duke ditur faktin se këto kafshe migrojnë, kufiri administrativ komunal është pengesë për zgjidhjen e këtij problemi. Çështja e qenve endacak duhet të trajtohet dhe zgjidhet në nivel kombëtar dhe në gjithë territorin e Kosovës edhe pse me këtë legjislacion dhe me këto kapacitete buxhetore e njerëzore, komunat nuk kanë mundësi që të përballen vetë me këtë sfidë”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërkohë thuhet se komuna e Prishtinës për zgjidhjen e problemit të qenve endacak është duke punuar në disa drejtime.

“Duke bërë rehabilitimin e gjendjes së tanishme, Komuna e Prishtinës përmes operatorit ekonomik bën trajtimin e qenve në mënyrë humane siç është e përcaktuar me ligjin në fuqi. Prandaj, qentë endacak zihen në qytet, kontrollohen për sëmundje, vaksinohen apo trajtohen nëse sëmundja është e shërueshme, sterilizohen apo kastrohen në mënyrë që të mbahet nën kontroll shtimi i tyre, mbahen në kujdestari deri në 14 ditë në mënyrë që të socializohen dhe pastaj, veterineri jep urdhër për, lirimin apo eutanazimin nëse qeni është agresiv. Po ashtu është hartuar një plan operativ dhe është përpiluar harta e rrezikut duke e identifikuar vendndodhjen e qenve endacak, vazhdimisht identifikohen dhe rrënohen shtëpitë e braktisura, si dhe vazhdimisht pastrohen deponitë ilegale në mënyrë që të parandalojme grumbullimin e qeneve”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media nga komuna e Prishtinës.

Komuna e Prishtinës i ka aktiv edhe numrat emergjent pa pagesë, që janë të hapura 24 orë, ku qytatarët mund të lajmërojnë për çdo parregullsi apo shqetësim që kanë. Numrat janë si më poshtë:

Kodi/Numrat Lloji i Shërbimit Qëllimi i përdorimit

0800 122 33 Pa pagesë Lajmërimi i parregullsive që vërejnë qytetarët

0800 122 44 Pa pagesë Lajmërimi i parregullsive që vërejnë qytetarët

0800 122 55 Pa pagesë Lajmërimi i rasteve të rrezikut nga qentë endacak (faza emergjente).

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacak dhe trajtimin e tyre dhe është në pritje të lejes mjedisore nga Ministria. Po ashtu është duke e zbatuar pilot projektin për 5 pikat ushqyese për qentë në territorin e Prishtinës.

 

 

Back to top button