Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, të akuzuar për veprat penale “vjedhje” dhe “vjedhje të rëndë”.

Personat e arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në shume raste të këtyre veprave penale (vjedhje dhe vjedhje të rënda), ku gjate periudhës kohore mars-shtator  kanë vepruar ne qytetin e Prizrenit.

Te dyshuarit në pranin e avokatit mbrojtës janë intervistuar në lidhje me rastin ku përveç  këtij rasti ata kanë pranuar edhe rastet tjera të cilat i kanë kryer.

”Ne cilësinë e provave materiale është sekuestrua perkosishtë një automjet te tipi Audi me targa vendore, të cilin te dyshuarit e kanë përdor gjate kryerjeve te vjedhjeve. Hetuesit e stacionit policor ne Prizren se bashku me njësitet tjera ne mënyrë intensivë janë duke u marr me gjetje dhe sekuestrimin e gjësendeve te vjedhura nga ana e te dyshuarave”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë, pasi që të dyshuarit janë të mitur. /21Media