Qetë në Zubin Potok, protestues dukshëm më pak

Protestuesit serbë në Zubin Potok në numër më të vogël se zakonisht kanë protestuar të martën para ndërtesës së kësaj komune.

Ata janë ulur nën tendat e improvizuara si dhe në kafiteritë afër objektit komunal, ndërsa rreth orës 14:30 janë shpërndarë të qetë.

Edhe numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët po qëndrojnë para kësaj komune ka qenë simbolik. Situata këtu është e qetë.

Back to top button