Qeveria e gatshme të kërkojë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit

Qeveria e Kosovës pritet që të bëjë thirrje publike për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, që do t’i hap një rrugë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Zyrtarë të Qeverisë thonë se besojnë se Agjencia e Kadastrit në Deçan do të regjistrojë mbi 20 hektarë tokë të Kishës. Asambleja Parlamentare e Këshillit te Evropës pritet të marr një vendim per Kosovën më 22 Prill, dhe një prej kushteve kryesore ishte ai i pronave të Manastirit te Deçanit. Por përfaqësues të shoqërisë civile në Deçan e kanë kundërshtuar kushtëzimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës me çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit.

Pas publikimit të një raporti të ekspetëve, në të cilin thuhet se kontesti pronësor i manastirit të Deçanit, është ndër problemet për shkak të cilit Kosova ka ngecur në procesin e anëtartësimit në Këshillin e Evropës, pritet që Qeveria e Kosovës të bëj trysni ndaj komunës së Deçanit që ta zbatojë vendimin të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit. Por, shoqëria civile e Deçanit e konsideron vendimin e Kushtetuesse të padrejtë.

“ Vendimi është i padrejtë sepse marrëveshja u bë mes UNMIKU-t dhe manastiri dhe jo komunës siç trumpetohet, nëse Kosovës i kërkohët që për çdo anëtarësim në organizata ndërkombëtare të falen prona të shkëmbehen prona atëherë çfarë do ti mbetet Kosovës në anën tjetër nëse veç zbatohet ky vendim atëherë pronat në manastir do ti menaxhoj dikush që nuk e njeh Kosovën”, tha Adem Lushaj anëtar i shoqërisë civile në Deçan.

Edhe pse vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit e quan të pa drejtë, ish- gjyqtari i kësaj gjykate, Kadri Kryeziu, thotë se ai duhet të zbatohen.

“Ëshhtë dashtë ma herët me qene vigjilente komuna e Deçanit me marrë pjesë nëpër gjykime e kështu me rradhe tashmë është një vendim i prerë i cili vetëm duhet të zbatohet dhe mos zbatimi i saj do ta pengon Kosovën në integrimin e saj në organizata ndërkombëtare sepse nuk mund të jemi shtet ligjor dhe juridik po një shtet jo serioz, kjo çështje nuk ka kthim prapa por duhet të ketë bisedime për zbatimin e këtij vendimi dhe alternativë tjetër nuk ka vetëm duhet të gjejmë mekanizma që të bëhet sa më e leht edhe pse këto vendime janë të padrejta tashmë janë kthyer në obligime”, tha Kryeziu për rtv21.tv

Njohësja e rrethanave politike Alma Lama, vlerëson se zvarritjen e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit, po bëhet për arsye poltike.

“ Vendimi për manastirin është kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe kurdo që ta vonoj këtë çështje vetëm sa e vonon edhe anëtarësimin dhe mos implementimi i këtij vendimi po bëhet për arsye politike edhe kjo qeveri edhe të tjerat nuk deshën ta marrin përgjegjësin poltike dhe tashmë është kthyer në një çështje nacionale çështje votash sepse vendimi është i prerë dhe nuk ka asnjë instancë tjetër ku mund të shkoj rasti”, tha Lama.

Analisti Arbnor Sadiku, vlerëson se me marrëveshjen të cilën qeveria e Kosovës e arriti në Bruksel, kishave ortodokse iu dha më shumë kompetenca.

“Përveç që ka qenë le të themi autonomi politike tash është edhe religjoze si me thanë autonomi e plotë e kishave ortodokse të cilat do të menaxhohen nga ky lloj komuniteti dhe në këtë formë kjo do të rrumbullaksohet me vetmenaxhim apo asociacion dhe në përgjithsi është marrëveshja më e dëmshme që Kosova ka pranuar ndonjëherë dhe kjo i konvenon bashkësisë ndërkombëtare që ta rris presionin pasi që Kosova e ka pranuar vet”, deklaroi Sadiku.

Në vitin 2016 me vendim të prerë Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi në favor të Kishes ortodokse pronësinë e mbi 20 hektarëve tokë të manastirit të Deçanit./RTV21/21Media

Back to top button