Qeveria e Kosovës nuk u koordinua as me EULEX-in për shpalljen e organizatave si terroriste

Edhe misioni EULEX në Kosovë e ka cilësuar hap të njëanshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i shpallur

“Mbrojtjen Civile” dhe “Brigaden e Veriut” si organizata terroriste, derisa kanë njoftuar se një vendim i tillë nuk ka qenë në koordinim me EULEX-in.

“Siç e tha Peter Stano, Zëdhënësi kryesor për Punë të Jashtme dhe Politika te Sigurisé: “Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare te BE-së ne Këshillin Evropian javën e kaluar bënë thirre për shtensionim të menjëhershëm të situatës ne Kosovë. Këto përcaktime janë një hap i niëanshem që nuk i kontribuon shtensionimit të e situatës dhe gjetjes se një rruge për t’i adresuar problemet ekzistuese ne mënyrë të qëndrueshme.”, thuhet në përgjigjen e EULEX për RTV21.

Më tej ky mision ka bërë thirrje që të të dyja palët të përmbahen nga çdo veprim apo retorike që mund të çojë në rritje të mëteishme të tensioneve.

“dhe që të ndërmarrin urgjentisht hapa për ta shtensionuar situatën aktuale ne veri të Kosovës në përputhje me propozimin e bërë nga PLNK Borrell me 22 qershor”./21Media

Back to top button