Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit sot ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh.

Ministri Blerim Kuçi ka thënë se kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

“Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Mbledhjen e Qeverisë mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara. Pra nuk është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh”, ka shkruar Kuçi në “Facebook”./21Media