Qeveria është vonuar për dërgim të draftit të asociacionit në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës nuk bëri të ditur se kur do ta dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Njohës të kushteututës vlerësojnë që qeveria është vonuar në drejtim të dërgimit të draftit në kushtetuese duke thënë se ai duhet të dërgohet para 16 majit, kur edhe mblidhet Këshilli i Ministarve të Këshillit të Evropës.

10 maji është data e cila po qarkullon në media si datë e mundshme që Qeveria e Kosovës ta dërgojë draftin e BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Por, Qeveria e Kosovës nuk dha përgjigje nëse kjo është data kur do ta dërgojë draftin në kushtetutese e as se kur do të dërgojë në gjykatë atë draft.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se qeveria është vonuar në drejtim të dërgimit të draftit në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, drafti duhet të dërgohet para 16 majit, kur edhe mblidhet Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës.

“Është vonuar se është dashur më herët për më i dhanë kahje të drejtë Kosovës me u i integru në mekanizmat ndërkombëtar…Duhet para se të kalojë kerkesa e Kosovës në Këshillin e Ministrave dhe dueht të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese… pastaj gjyaka vendos është obligim kushtetues dhe ligjor i qeverisë… Pasojat kishin me qenë pengësa në anëtarësimin në organizata ndërkombëatre pastaj i hapet rruga e hyjme në KIE i hapet rruga të jemi anëtarë të Natos”, tha për Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Se qeveria është vonuar në drejtim të dërgimit të draft-stautit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese e thotë edhe analistja politike, Alma Lama.

Draft-statuti i BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe iu dorëzua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor. Gjykata Kushtetuese është institucioni që do ta japë vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij./RTV21/21Media

Back to top button