Qeveria i emëron bord të përkohshëm të Trainkos-it

(Lajm i përditësuar)

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar kryesuesin e Bordit të ndërmarrjes “Trainkos”, Nol Dedaj me arsyetimin se nuk ka kryer detyrat në bazë të përgjegjësive që ka marrë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Bordi i drejtorëve të ndërmarrjes “Trainkos” është vonuar në kërkim të përgjegjësisë nga menaxhmenti për rënie të performancës dhe shkeljet e evidentuara në raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Ajo ka thënë se Bordi nuk ka kërkuar përgjegjësi as për uljen e shpenzimeve në raport me të hyrat e ndërmarrjes.

Ajo ka propozuar që të emërohet një bord i përkohshëm jo më gjatë se gjashtë muaj, me kryesues Riza Spanca, anëtarët Astrit Mehaj, Hasan Preteni dhe Shaban Neziri.

Qeveria e Kosovës miratoi marrëveshjen për programin IPA 2022

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë një sërë vendimesh.

Ekzekutivi i dha dritë të gjelbër Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programin IPA 2022.

Miratoi udhëzimin për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

Ndërkohë caktoi 14 prillin si Ditë Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës se fundit në Kosovë.

Krahas kësaj, u ndan 287 mijë euro për kompensimin financiar njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Kurti: Drafti për reformë zgjedhore shqyrtohet së shpejti në ekzekutiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur dakordimin në Kuvend për reformën zgjedhore.

Ai në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, tha se drafti për reformë zgjedhore së shpejti do të sillet në ekzekutiv për shqyrtim.

Sipas tij, përmes të njëjtit mërgata shqiptare do të mund të votojë në ambasada dhe konsullata.

Sot mblidhet Qeveria

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës thuhet se mbledhja do të fillojë nga ora 11:00.

Nuk është bërë e ditur cilat janë pikat e rendit të ditës./21Media

Back to top button