Seanca e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon të mbahet e mbyllur

(Lajm i përditësuar)

Po vazhdon seanca në Gjykatën e Hagës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dëshmitarja e parë po vazhdon dëshminë e saj në Hagë, por e mbyllur për publikun.

Video LIVE

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së me dëshmitaren e parë

Edhe sot do të vazhdojë procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitares së parë që ka filluar nga dje.

Në njoftimin e Gjykatës Speciale është bërë e ditur se seanca gjyqësore pritet të fillojë në orën 09:00.

Seanca pritet të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun dhe pritet të vazhdojë edhe nesër, 13 prill.

Seanca pritet të ketë më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill.

Prokurorisë Speciale vendosi se seanca e djeshme të mbahet me dyer të mbyllura pasi ajo kërkoi të përfshijë materiale të reja në këtë seancë, në lidhje me dëshminë e dëshmitares së mbrojtur.

Ndryshe ky proces gjyqësor nisi dy vjet e gjysmë më vonë, pas mbajtjes në paraburgim në Hagë, të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Aktakuza e ZPS-së, e ngritur më 30 shtator të vitit 2022, i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzat për ndërmarrje të përbashkët kriminele, vepër kjo që, sipas prokurorisë, e kishte “qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën, nëpërmjet metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”, në periudhën midis marsit të vitit 1998 e shtatorit të vitit 1999, në vende të ndryshme të Kosovës.

Back to top button