Qeveria kthen pagat në drejtësi sikur para rritjes

(Lajm i përditësuar)
Arsim Tahiri emërohet drejtor i Shërbimit Sprovues të Kosovës
Arsim Tahiri është emëruar në pozitën e drejtorit të Shërbimit Sprovues të Kosovës, në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Ai deri tani ishte zëvendësdrejtori i SHSK-së.
“Arsim Tahiri është përzgjedhur si propozim për emërim nga Ministria e Drejtësisë, prandaj më lejoni të ju njoftoj përkrahjen tonë ndaj Ministrisë së Drejtësisë që Tahiri të emërohet në pozitën e Drejtorit të Shërbimit Sprovues”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Mandati i Arsim Tahirit në krye të këtij institucionit do të jetë 4 vjeçar.
Qeveria shfuqizon vendimin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.
Kryeministri Kurti tha se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë.
Krahas kësaj, ekzekutivi shfuqizoi mbi 300 akte nënligjore që janë marrë nga ish-qeveritë e kaluara.
Ndërkohë, u miratua rregullorja për Atashe të Mbrojtjes.
Miratohet Projektligji për paga dhe ai për zyrtarët publikë
Qeveria e Kosovës, sot miratoi Projektligjin për paga dhe Projektligjin për zyrtarët publikë. Të njëjtit u konsideruan të rëndësishme nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas tij, përmes projektligjit për paga, rregullohet sistemi i pagave në sektorin publik, ndërsa hapet dhe transformohet administrata publike.
Krahas kësaj, Kurti ha se janë duke punuar për kontratën kolektive më shumë se dy sektorë dhe me kosto të buxhetuar.

Back to top button