Haradinaj: Pa zgjidhje për gjendjen në veri, situata drejt eskalimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka deklaruar se zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
Sipas Haradinajt, në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.
“Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë për 48 orë vendimin për shqiptimin e gjobave për pronarët e makinave me targa ilegale.
Kërkesa për shtyrje të këtij vendimi kishte ardhur nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Back to top button