Arrestohet një 23 vjeçar në Ferizaj

Një 23 vjeçar është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:30 në një fshat të Ferizajt. Të dyshuarit me inicialet L. E iu është gjetur një pushkë gjuetie me 3 fishekë në veturë.
“Njësia e Reagimit të Shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 22:30 në një fshat të Ferizajt, derisa ishte në pikë kontrolli, ka ndaluar një automjet civil të udhëtarëve, me targa vendore dhe gjatë kontrollimit , shoferit iu është gjetur në automjet një pushkë gjuetie me 3 fishek”, ka njoftuar Polcicia përmes një komunikate për media.
Në lidhje me këtë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq është konfiskuar edhe arma.
Megjithatë, Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit kujdestar, të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari L.E (M/K) i moshës 23 vjeçar, lirohet në procedurë të rregullt dhe iniciohet rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’
Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj./21Media

Back to top button