Qeveria me masa për subvencionim të energjisë, Haxhimusa: Më mirë vonë se kurrë

(Live Update)

Ekonomisti i Energjisë, Adhurim Haxhimusa në një intervistë për 21”Drejtpërdrejt” në RTV21 tha masat e Qeverisë për subvencionim të energjisë është pak i vonshëm.
“Tash me fillu me këtë politikë me këtë ndërhyrje është pakëz e vonshme, mirëpo duhet me u përshëndetë për shkak se më mirë vonë se sa hiç”, tha ai
Ekonomisti i Energjisë tha se ideja e Qeverisë për t’i mbështetur qytetarët me pelet nuk është ndonjë ndihmesë e madhe për konsumatorët për shkak se çmimi i peletit është mjaftë i lartë.
“Problemi është se edhe çmimi i peletit ka shkuar shumë lartë, nuk është edhe ndonjë ndihmesë e madhe për konsumatorët, ndoshta për sistemin po, mirëpo jo për konsumatorët, sepse një ton pelet për momentin sillet deri në 400-500 euro. Po ashtu edhe druë nuk janë lirë.  Duhet të kemi parasyshë kur të bëhet subvencionimi i këtyre stufave, ta kem parasyshë se a duhet të prehet edhe mali nëse njërëzit nuk kanë se sit ë ngrohen!”, tha ai duke thënë se kjo do të kishte efekte të rënda për ambientin.

Haxhimusa: E vetmja formë si mund të eliminojmë reduktimet është të kursejmë
Ekonomisti i Energjisë, Adhurim Haxhimusa në një intervistë për 21”Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se vetmja formë si mund të eliminojmë reduktimet është të kursejmë.
“Problemi i Kosovës është infrastruktura shumë e vjetër, trasmisioni është me i mirë, ndërsa shpërndarja është në gjendje shumë të keqe për shkak të mos investimeve në 20-vjeçarine fundit”, tha ai.
Ndërsa Haxhimusa theksoi se e vetmja formë është ose të prodhojmë më shumë, ose të kursehet energjia elektrike.

Ekonomisti i Energjisë tregon masat që po i ndërmarrin vendet e BE-së
Rritja e çmimeve të gazit natyror në Evropë po ngre shqetësimin se konsumatorët do të goditen rëndë nga faturat e larta të energjisë elektrike këtë dimër ndërsa kërkesa globale për karburant rritet.
Ekonomisti i Energjisë, Adhurim Haxhimusa nga Zvicra në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 foli për masat që po ndërmerrën në vendet e BE-së.
“Është gjendje e jashtëzakonshme gjithandej në Evropë d.m.th kjo krizë nuk është e shtyme prej Kosovës por ka ardhë prej problemeve energjetike që Evropa i ka”, tha ai.
Ai tha se Institucionet qendrore dhe lokale bashkë me shoqatat e ndryshme industriale dhe të shoqërisë civile të vendeve evropiane janë mbledhur për t’u merr me identifikimin e potencialit për kursimin e energjisë elektrike qoftë në sektorin e amvisrisë apo atë industrial dhe kanë inicuar një kampanjë “Kemi mangësi të energjisë, ta kursejmë atë”.
Haxhimusa foli edhe për punën e kësaj kampanje në mënyrë që të kursehet energjia elektrike./21Media

Back to top button