Qeveria me masa për subvencionim të energjisë që do t’i kursejnë shtetit 12 milionë euro

(Live Update)

Rizvanolli për izolimin e shtëpive: Nuk kemi dashur që të dizajnojmë masa në një formë të shpejtë
Ministrja Artane Rzivanolli në konferencë për media foli edhe për propozimin e saj për izolimin e shtëpive.
Rizvanolli tha se izolimi i shtëpive është diçka që është konsideruar.
“Tani po fillojmë me subvencionim të pajisjeve për efiçiente për ngrohje, duke qenë se kjo është një skemë relativisht me lehtë e realizueshme nga ana administrative si dhe kërkon më pak kohë, planifikim paraprak si dhe ka më pak hapësirë për keqpërdorime. Konteksti për të cilin po flasim duke të kemi parasysh se skemat e subvencionimit të izolimit, ne si institucione kemi pak përvojë, institucionet e efiçiences kanë relativisht përvoje të shkurtër, megjithatë fatkeqësisht ato e kanë pasur një histori të keqpërdorimeve. Andaj duke e pasur parasysh kompleksitetin e subvencionimit të izolimit të shtëpive nuk kemi dashur që të dizajnojmë masa në një formë të shpejtë dhe pa i planifikuar dhe menduar të gjitha fazat në mënyr që të mos lejojmë keqpërdorimin e asnjë euro të konsumatorëve”, tha Rizvanolli.
Ajo po ashtu tha se gjatë këtij viti ka pasur testim të masave nga Millennium Foundation Kosovo, dhe sipas saj ekspertët kanë rekomanduar që të mos fillohet me masa të shpejta për izolim të shtëpive sivjet.
“Duke marrë parasysh mundësinë për dëmet që mund të shkaktohen në shtëpi në qoftëse nuk bëhet intervenimi me një plan të duhur, por edhe duke e parë që në masat që janë zbatuar në të kaluarën ka pasur tendenca për keqpërdorime.”, tha ajo
Qeveria me masa për subvencionim të energjisë që do t’i kursejnë shtetit 12 milionë euro
Ministria e Ekonomisë hapi sot thirrje për subvencionim për qytetarët në vlerë prej 6 milionë euro.
Pajisjet që do të subvencionohen janë kaldarët me biomasë – dru, peletë, briketë, që do të subvencionohen në masë deri në 70% të vlerës së invesimit apo 1 mijë e 200 euro, pompat termike që ulin 30% të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2 mijë 500 euro, kondicionerët efiçientë deri në 40% apo 400 euro, stufat indivudale efiçente me biomasë, dru, për familjet me skemë sociale me 90% apo 560 euro. Për të tjerët 70% apo 435.
Kështu bëri të ditur ministrja Artane Rizvanolli. Ajo tha se aplikimi për këto masa bëhet në E-Kosova, shkruan rtv21.tv
“Këto familje do të përfitojnë shumëfish. E para përfitime direkte për pajisje në vlerë prej 400 deri në 2 mijë e 500 euro. E dyta kursimi në faturat e energjisë elektrike, për ata që zëvendësojnë energjinë elektrike, ose edhe ulja e shpenzimeve për dru e lëndë të tjera djegëse, duke e rritur efiçiencën me këto pajisje. E treta, familjet që kursejnë energji elektrike si rezultat i kësaj skeme përfitojnë shtesë subvencionimin e Qeverisë lidhur me kursimin e energjisë”, tha ministrja, duke shtuar se në përgjithësi këto masa pritet që t’i kursejnë vendit 12 milionë euro vetëm gjatë dimrit.
Rizvanolli u shpreh se kjo është skema e parë e institucioneve të Kosovës për përkrahje të efiçencës së energjisë për qytetarët.
Sipas saj, kjo përvojë do të zhvillojë kapacitetet profesionale dhe do të hap rrugë për institucionet që të vazhdojnë me zbatimin e masave të tjera, të ngjashme, dhe më komplekse për të përkrahur qytetarët.
Ajo ftoi qytetarët që të aplikojnë për këtë skemë dhe siç u shpreh ajo, të shfrytëzojnë të gjitha mënyrat e mundshme për të kursyer energji elektrike gjatë këtij dimri./21Media

Back to top button