Qeveria me pako masash në mbështetje të vreshtarëve

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi “Informatën për gjendjen e blerjes së rrushit nga rekolta 2020 me propozim masa”, me të cilën e angazhoi kabinetin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve të përgatisë masa nga Programi për mbështetje nga Covid-19 në vlerë prej 4 denarëve për kilogram për rrush të blerë dhe të shitur të verës në bodrumet e verës, të cilat janë regjistruar në regjistrin e prodhuesve të verës që e udhëheqë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Mbështetja do të dedikohet për rrush të blerë të verës deri 18 njësi sheqeri me çmim minimal prej 7 denarëve për kilogram.

Dedikimi i kësaj mase është për blerje intervente të rrushit, i cili do të përpunohet në prodhime nga rrushi i verës, ndërsa shfrytëzuesit e kësaj mase janë bodrumet e verës të cilat janë regjistruar në regjistrin e prodhuesve të verës që e udhëheqë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kabineti i zëvendëskryeministrit, i angazhuar për çështje ekonomike është angazhuar të përgatisë masë shtesë nga Programi për mbështetje nga Covid-19 në vlerë prej dy denarëve për kilogram për rrush të prodhuar dhe të dorëzuar të verës, ndërsa shfrytëzues të kësaj mase janë bujqit e regjistruar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore që udhëhiqet në Ministrinë e Bujqësisë.

Afati i paraparë për pagesë është deri në fund të vitit 2020.

Ministria e Bujqësisë u angazhua të përgatisë detyrim për përgatitje të masës në vlerë prej 2 denarëve për kilogram të rrushit të prodhuar dhe dorëzuar të verës dhe janë shfrytëzues të nënmasës 1.10, si pagesa të gatshme për sipërfaqe punuese bujqësore për mirëmbajtje të vreshtave nga Dekreti për kriteret më të afërta për pagesa të drejtpërdrejta. Afati i paraparë për aplikim për masën është deri në fund të vitit 2020, ndërsa pagesa e kësaj mase do të jetë në vitin 2021 sipas afatit për pagesë në Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2020. Masa dedikohet për llojet e rrushit të verës.

Kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve, të përgatisë masë nga Programi për mbështetje nga Covid-19, shkruan TV21./21Media

Back to top button