Qeveria merr vendim për rregullimin e çmimit të derivateve të naftës

Njohës të ekonomisë thonë se ky vendim rrezikon mbylljen e pikave të derivateve
Qeveria e Kosovës miratoi udhëzimin administrativ përmes së cilit do të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar për derivatet e naftës. Ky vendim erdhi pas evidentimit të mospërshtatjes së çmimeve vendore më lëvizjet e çmimeve në tregun botëror. Njohës të ekonomisë vlerësojnë se vendimi do të ketë pasoja të mëdha që mund të çojnë në mbylljen e pikave të derivateve në Kosovë. Ndërsa në Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës nuk deshën të flasin për këtë çështje.(Përgatitit: Valmire Hoti,Kamera: Orhan Bylykbash)./21Media

Back to top button