Qeveria miraton dyfishimin e subvencioneve në bujqësi për vitin 2020

 

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kabineti qeveritar ka miratuar edhe propozim vendimin për Planifikimin dhe zbatimin e Programit për rimëkëmbje ekonomike, Masa 10, Mbështetje Financiare për Projektet dhe iniciativat që sznojnë përmirësimin e poyitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar ka thënë se buxheti synon përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi, në vlerë prej 2 milionë euro.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami shtoi se “fillimisht do të ndahen 1 milion euro”.

Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe propozim vendimin për dyfishimin e vlerave të pagesave direkte për subvencione për vitin 2020 me qëllim të zbatimit të programit për rimëkëmbje ekonomike në bujqësi.

“Kemi paraparë dyfishin e subvencioneve vetëm në vitin 2020, për shkak të pandemisë”, tha ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa.

Back to top button