Qeveria miraton masat e reja antiCovid

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja antiCOVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vita në një konferencë për media u shpreh këto masa do të vlejnë për dy javë, duke mos e përjashtuar mundësinë për masa të reja.
Ai ka bërë të ditur se krahas disa masave që nuk ndryshojnë, është vendosur që duke filluar nga 27 shtatori të fillojë mësimi në shkolla dhe puna në çerdhe.
Sa i përket funksionimit të gastronomisë, Vitia ka thënë se stafi dhe klientët duhet të posedojnë vaksinën ose testin negativ.
Ai ka bërë thirrje edhe njëherë për vaksinim.
Në masat e reja parashihet që:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.
– Institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota,
– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.
– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.
– Personeli i Sektorit Publik dhe Privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante./21Media

Back to top button