Qeveria miraton Projektligjin e Byrosë Shtetërore për konfiskim të pasurisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është me interes shoqëror që sistemit juridik t’i shtohet edhe byroja për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.
Haxhiu ka thënë se nëse byroja vëren se një zyrtar ka pasuri që nuk mund ta justifikojë atëherë i kërkon gjykatës konfiskimin e saj. Sipas ministres, Byroja do të jetë institucion i pavarur dhe do i japë llogari Kuvendit.
Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij ka objektiv luftën kundër krimit dhe korrupsionit./21Media

Back to top button