Qeveria ndalon eksportimin e peletit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar se Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti ta zyrtarizojë propozimin për ndalimin e eksportimit të peletit.
“Do të ndërmarrim dhe kemi ndërmarrë edhe disa hapa të tjerë. Një vendim i rëndësishëm i cili pritet të merret sot pas disa orësh në mbledhje të qeverisë është ndalimi i eksportit të peletit dhe lëndëve tjera djegëse me bazë druri, duke qenë se e kemi analizuar situatën në treg dhe kemi parë që ka një rritje të çmimeve që nuk arsyetohet me rritjen e kostos së prodhimit. Dhe nga ana tjetër kemi një mungesë të peletit në treg në krahasim me vitet e kaluara dhe në krahasim me nevojën. Andaj si hap i parë kemi vendosur që të ndalojmë eksportin e peletit dhe lëndëve djegëse të tjera me bazë druri”, ka thënë Rizvanolli gjatë një vizite në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Ajo ka thënë se Ministria e Tregtisë pritet që shumë shpejt ta sjellë në kuvend, Ligjin për Produkte Esenciale, në të cilin përfshihet edhe peleti./21Media

Back to top button