Qeveria ndanë 400 mijë euro për koronavirusin

Në Kosovë nuk ka koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se deri më tani në Kosovë nuk ka ende asnjë rast me coronavirus.  Sipas tij, rrezik më të madh se coronavirusi  mund të paraqes përhapja  e panikut ndaj tij, ndërsa, theksoi se i kanë marrë të gjitha mbasat mbrojtëse ndaj këtij virusi. Këto deklarata ministri Vitia i bëri gjatë raportimit para Komisionit  parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale. Ndërkohë Qeveria e Kosovës sot ndau  400 mijë euro për furnizim me mjete shtesë mbrojtëse, me kërkesë të ministrit Vitia.(Teksti- Valmira Hoti, kamera- Alban Ismajli)./21Media

Back to top button