Qeveria ndau para për Luginën, Arifi: Taksapaguesit e Kosovës, u vodhën brutalisht

Qeveria e Kosovës para pak ditësh mori vendim që të ndajë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
E lidhur me këto fonde reagoi kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi. Ai përmes një statusi në Facebook tha se 273 mijë e 825 euro nga ajo shumë, kanë shkuar te njerëzit e afërt me Partinë për Veprim Demokratike.
“Meqë kam thënë e përsëritur disa herë se PVD është sinonim i korrupsionit në Luginën e Preshevës, tani kjo faktizohet edhe njëherë pasi kanë zhvatur buxhetin e Republikës së Kosovës duke ndarë plaçkat me lajkatarët dhe servilët e tyre. “, shkroi ndër tjerash Arifi.
Më tej ai u kërkoi falje qytetarëve të Kosovës për siç tha ai keqpërdorimin e fondeve të tyre.
“Sinqerisht, më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, që në këto ditë të vështira u vodhën brutalisht nga një subjekt keqbërës dekador në Luginën e Preshevës.”, shkroi Airfi.
Ai postimit i ka bashakngjitur një skemë me imazhe që shfaqin njerëzit dhe organizatat që përfituan nga këto fonde./21Media

Back to top button