Qeveria për RTV21: Merkel do të takohet me Kurtin

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel në javën tjetër është planifikuar që të mbajë takime dy palëshe me kryeministrin Albin Kurti. Këtë e konfirmoi sot për rtv21.tv zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Mundem me e konfirmu që Kryeministri Kurti do të takohet me Kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë.”, bëri të ditur Kryeziu për rtv21.tv
Ambasada Gjermane në Tiranë përmes një njoftimi, bëri të ditur se Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator.
Në kuadër të kësaj vizite, Merkel do të takohet edhe me krerët e qeverive të Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit, të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.
“Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.”, u bë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button