Vdiq infermierja 31 vjeçare nga Drenasi

 
Infermierja nga Drenasi, Doruntina Thaqi-Morina ka vdekur në moshën 31 vjeçare.
Kështu ka bërë të ditur Oda e Infermierëve të Kosovës.
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të infermieres Doruntina Thaqi-Morina.
“Vdekja e parakohshme e Doruntina Thaqi – Morina ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë, andaj ajo do të kujtohet si një person me vyrtyte të larta njerëzore. Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Odës së Infermierëve./21Media

Back to top button