Qeveria planifikon reformën e sistemit pensional

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit është planifikuar fillimi i reformës të sistemit pensional, që të sigurohet sistemi i drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut.
Kurti gjithashtu ka bërë të ditur se pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%.
“E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë. Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Back to top button