Qeveria reagon lidhur me deklaratën e Rashiqit për hektarët e Manastirit të Deçanit

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Nenad Rashiq i cili ka thënë se vendimi i Kurti për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit.
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Arlind Maxhuka, ka reaguar duke thënë se vendimi për zbatimin e aktgjykimit ishte pjesë e kërkesave të Këshillit të Evropës gjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë në vitin 2024.

“Raportuesja e Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis, në mars 2024 shpërndau raportin e saj ku vlerësonte se Kosova kishte zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk kishte nevojë për parakushte të tjera”.

Sipas Qeverisë, kërkesa e ministrit Rashiq për vizitën e Patriarkut Porfirije gjatë Krishtlindjeve ortodokse të vitit 2023 ka ndikuar në keqkuptimin rreth zbatimit të vendimit, duke nënvizuar se çdo veprim ka qenë pjesë e procedurave diplomatike dhe nuk lidhet me vendime të pavarura për pronën e Manastirit.

Back to top button