Kaloni te përmbajtja kryesore

Qeveria shpall gjendjen e krizës energjetike

Qeveria sot solli vendim për shpallje të gjendjes së re krize në sektorin e energjisë. Në prag të marrjes së vendimit, në Qeveri u mbajt mbledhje mes përfaqësuesve të odave të biznesit, por nuk u arrit marrëveshje. Vendimi i vetëm është që të mblidhen një herë në javë dhe të formohet një shtab krize. Faturat e larta të energjisë elektrike janë problemi kryesor. Nga sektori i biznesit kërkojnë subvencionim të një pjese të faturave për rrymë, heqje të TVSH-së për energjinë elektrike dhe reduktim të procedurave administrative për instalimin e paneleve fotovoltaike.
“Propozimet ishin në drejtim të shfuqizimit të taksës së energjisë elektrike, subvencionimit të bizneseve që ato të mund t’ia dalin dhe t’i paguajnë faturat, e nga ana tjetër të përshpejtohet procedura për fotovoltaikët”, deklaroi Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
“Çmimin e këtillë të energjisë elektrike, asnjë çmim i një produkti nuk mund ta tejkalojë, kështu që ne definitivisht si ekonomi do të jemi jofitimprurëse. Për dallim nga vendet që kanë çmim fiks dhe të kontrolluar të energjisë elektrike, për fat të keq kompanitë tona eksportuese nuk do të mund t’i plasojnë produktet në ato tregje”, tha Trajan Angelloski, kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button