Qeveria ta ketë prioritet hartimin e strategjisë kombëtare për zhvillim ekonomik

 

Në situatën e vështirë ekonomike që po ndodhet vendi të shkaktuara nga pandemia Covid-19, do të ketë bashkërendim të aktiviteteve me komunitetin e biznesit në Komisionin për Ekonomi, Tregti dhe Ndërmarrësi. Kështu tha se kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Ai tha se adresimi i të gjitha shqetësimeve në këtë situatë pandemike nga sektori privat do të adresohen dhe shqyrtohen nga ky Komision.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë theksoi se kanë adresuar për Qeverinë 50 rekomandime për katër vitet e qeverisje së ardhshme, të cilat sipas siç tha ai pret të merren në konsideratë, dhe shpreson që të njëjtat rekomandime do të gjejnë vend edhe për kuvendin e Kosovës.

“Një pjesë e këtyre rekomandimeve lidhen për zhvillimin ekonomik, dhe një pjesë e tyre për sektorin privat që në këtë kohë pandemia nuk është që kanë pasur mbështetjen e duhur”, tha Zeka.

Kreu i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë theksoi se prioritet i parë duhet të jetë edhe hartimi i strategjisë kombëtare për zhvillim ekonomik.

Zeka në këtë takim ngriti edhe çështjen e liberalizimit të vizave, sipas të cilit është më se e domosdoshme për prodhuesit që të udhëtojnë në vendet e BE-së.

Ai tha se kërkon nga Komisioni parlamentar dhe Kuvendi një shtim të dinamikës së punës për krijimin e ligjeve lidhur me nxitjen e investimeve.

Back to top button