“Qeveria do ta këtë problem që t’i paguaj veteranët”

Perbreza ka folur për prioritetet e Qeverisë së ardhshme

Gazetari Visar Perbreza në “Click” të RTV21 ka thënë se ministri i Financave në detyrë, Avdullah Hoti në mbledhjen e fundit të Qeverisë i ka numëruar obligimet ligjore të cilat i ka Qeveria dhe të cilat në pamundësi për ta bërë rishikimin buxhetor janë si barrë e mungesë së mjeteve në buxhetin e Kosovës dhe këtu përfshihen mos klasifikimi i veteranëve që ka një kosto prej 24 milionë euro që mungon e që në total mungojnë 112 milionë euro në buxhet.

Perbrez tutje tha se nëse vazhdon ngërçi politik si në vitin 2014 atëherë do të ketë telashe që ta paguhen veteranë nga Qeveria dhe të mbulohen projektet tjera kapitale./21Media

Back to top button