Qeveria Zaev në vilën Vodno, Taravari braktis takimin

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bojkotoi takimin me kabinetin e ri qeveritar

Në Vilën Vodno, Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov ka pritur kabinetin e ri qeveritar. Ivanov ka uruar kryeministrin Zoran Zaev për Qeverinë e re. Ai gjithashtu  ka uruar edhe ministrat duke u dëshiruar punë të mbarë. Ajo që ra në sy gjatë këtij takimi formal ishte mungesa e ministrit të Shëndetësisë,  Arben Taravari.

Taravari është shprehur se ka bojkotuar presidentin Ivanov për qeverinë e re, pasi ka konsideruar se ai është fajtor për ngjarjet e 27 prillit që ndodhën në Kuvend, raporton TV21./21Media

Back to top button