Nisin hetimet ndaj një ministri të Macronit

Kanë filluar hetimet ndaj Richard Ferrand

Një gjykatë në Francë ka nisur sot hetimin e rastit të keqpërdorimeve me patundshmëri, në të cilin, siç dyshohet, është i përfshirë edhe ministri, Richard Ferrand, i afërt me presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron.

Hetimet filluan në qytetin e Brestit, në të cilin pikërisht sot është paraparë që të shpaloset propozim-ligji për etikën politike, të cilin Makron e kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore, duke u angazhuar për atë që politikanët duhet të sillen ashtu që të jenë shembull për shoqërinë, shkruan rtv21.tv

Mediat franceze javën e kaluar njoftuan se që nga viti 1998, deri në vitin 2012, gjatë kohës sa Feran ishte drejtor i përgjithshëm i një shoqëria të sigurimit, partnerja e tij ka marrë me qira me çmim më të ulët objektet, të cilat ishin pronë e kësaj shoqërie.

Ferrand, i cili sot është ministër për Kohezion Territorial, ka mohuar këto akuza, por gjykata ka vendosur që megjithatë t’i hetoi ato.

Hetimet po fillojnë në një moment të pakëndshëm për qeverinë, në prag të rrethit të parë të zgjedhjeve Parlamentare më 11 qershor.

Macron, i cili në këto zgjedhje po tenton të siguroi shumicën parlamentare, i ka bërë thirrje ministrave që të solidarizohen me Ferrandin./21Media

 

Back to top button