”Qeverinë po tentojnë ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin”
Mustafa tha se e kanë një marrëveshje që asnjëra palë nuk do t’i bashkëngjitët opozitës dhe nëse njëra palë vepron njëanshëm
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në lidhje mocionin e dërguar në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës ka thënë se me partnerin qeveritar kanë një marrëveshje për bashkëqeverisje, ndërsa vlerësoi se Qeverinë po tentojnë ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin.
“Nuk jam fare i shqetësuar për këtë. Ajo çfarë kam parë unë deri më tani, kam vërejt se rrëzimin e Qeverisë e kërkojnë të gjithë ata që kanë probleme me ligjin, ata që në të kaluarën kanë shkel dikund keq në ligj, që me korrupsion me krim të organizuar dhe forma të tjera”, tha Mustafa në një prononcim për televizionin publik.
Ai po ashtu ka tha se me partnerin qeveritar kanë një partneritet të lidhur me dëshirë dhe po ashtu kanë një kontratë që i përcakton detyrimet e të dy palëve.
“E kemi një marrëveshje që asnjëra palë nuk do t’i bashkëngjitët opozitës dhe nëse një palë vepron njëanshëm, është çështje tjetër, por unë këtë nuk dua ta paragjykojë”, tha Mustafa.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?