Qeverisë i kërkohet ndarja e fondit për bizneset e prekura nga reduktimet e rrymës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeverisë së Kosovës, që me urgjencë të ndërmerren masa ndaj humbjeve që po u shkaktohen bizneseve, si rrjedhojë e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike.
Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, humbjet të cilat po u shkaktohen bizneseve si rrjedhojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike është e pamundur të kompensohen, prandaj ka kërkuar nga Qeveria që me urgjencë të ndahet një fond i veçantë për përkrahje të tyre.

“Përveç humbjeve financiare që po u shkaktohen bizneseve nga ndërprerjet e energjisë, të njëjtat gjithashtu po rrezikojnë të humbin edhe tregun e shitjes duke u dëmtuar nga mosrealizimi i kontratave sipas planifikimeve paraprake si dhe nuk po arrijnë të kryejnë obligimet ndaj punëtorëve dhe shtetit”, thuhet në komunikatën.
Hapa konkretë në afat të shkurtër ka kërkuar dhoma, duke shtuar se aktualisht vetëm brenda një dite, mosfurnizimi me energji elektrike nga KEDS-i është 4 orë./21Media
Back to top button