Qindra civilë ishin brenda teatrit të bombarduar, tha zyrtari i Mariupolit
Nënkryetari i qytetit të Mariupolit, Serhiy Orlov tha se forcat ruse bombarduan një teatër ku ishin strehuar qindra civilë.
Serhiy Orlov i tha BBC-së se midis 1,000 dhe 1,200 njerëz ishin në ndërtesë. Numri i viktimave nuk dihet ende, tha ai. BBC raporton se nuk mundi të verifikonte informacionin.
Orlov tha gjithashtu se Rusia sulmoi një kolonë civilësh që ishin nisur nga Mariupoli për në qytetin e Zaporizhzhia, duke plagosur pesë civilë, përfshirë një fëmijë.
Mariupoli është rrethuar nga forcat ruse. Furnizimet ushqimore dhe mjekësore po mbarojnë dhe Rusia nuk ka lejuar dërgimin e ndihmave humanitare.
Qyteti ka qenë nën granatimet e vazhdueshme ruse që nga fillimi i luftës dhe lagje të tëra janë kthyer në djerrinë. Javën e kaluar, një sulm në një spital ka lënë pesë persona të vdekur./21Media