Regjistrohen 328 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 328 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 535 testime të kryera.
Ka vdekur një pacient, ndërsa janë regjistruar 237 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar edhe 3 viktimë që ka ndërruar jetë në periudhën 09.03. deri 12.03.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni, që nga fillimi i epidemisë është 302 mijë e 224, numri i të shëruarve është 291 mijë e 144,, numri i të vdekurve është 9 mijë e 159, ndërsa numri i rasteve aktive është 1 mijë e 921./TV21

Back to top button